Duke folur për ndryshimet kushtetuese, që janë kusht që Maqedonia e Veriut të hapë negociatat me BE-në, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk mund të kemi politikë me standarde të dyfishta.
Sipas tij, çështja me Bullgarinë mund të zgjidhet duke u bazuar në parimet e Marrëveshjes së Prespës, respektivisht që ndryshimet kushtetuese ku parashihet futja e bullgarëve në Kushtetutë, të hyjnë në fuqi pasi që Bullgaria ta ratifikojë marrëveshjen për aderim të Maqedonisë në BE.
“Nëse shihet Marrëveshja e Prespës, është kushtëzues, ndryshimet kushtetuese janë kushtëzuese. Ajo që ata që e kanë negociuar, kanë qenë papranishëm, është çështje tjetër, dhe atje qëndron, do të kalojnë ndryshimet kushtetuese, por do të jenë efektive, atëherë kur Parlamenti grek do ta miratojë protokollin aderues të Maqedonisë në NATO. Shumë qartë qëndron, edhe në ligjin kushtetues është ashtu. E duam tani këtë pakt? Ejani ta zbatojmë që ta zgjidhim këtë çështje. Do të bëhen ndryshimet kushtetuese efektive, atëherë kur Bullgaria do ta ratifikojë marrëveshjen aderuese në BE. Dhe pikërisht këtë e ofroi miku i madh, edhe i imi personalisht, edhe i Maqedonisë , z.Viktor Orban. Ja, ne udhëheqim me Unionin, ejani të ulemi të bisedojmë, të ndihmojmë sa mundemi. Unë pranova, tregova konstruktivitet nga ana jonë”, theksoi Mickoski