19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMerko nuk merakoset, thotë se nuk ka rrezik , për dallim prej...

Merko nuk merakoset, thotë se nuk ka rrezik , për dallim prej struganëve që shfaqen të shqetësuar për vizitorët nga vatrat e koronavirusit

Të enjten pasdite të gjitha rrugët conin drejt Ohrit, Dojranit por edhe Strugës. Por, gjatë ditës, shiu që kohë pas kohe binte në Strugë, si duket nuk ka penguar që shumë vizitorë nga vende tjera ta shijojnë mikpritjen strugane.

Kryetari I Komunës së Strugës Ramiz Merko, në një prononcim për Klan M, duke e përmendur disa herë mikpritjen strugane, thotë se fluksi I qytetarëve nga viset tjera, që ia kanë mësyer Strugës nuk përbëjnë rrezik.

Por, ndryshe mendojnë struganët. Faji i hidhet edhe autoriteteve të vendit për shkak të dallimeve në masat e kufizimit të lëvizjes.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore të enjten pasdite shënoi record automjetesh që kishin kaluar përmes pikëpagesave rrugore në dalje nga Shkupi, sidomos në autostradën Shkup – Tetovë ku sipas informacioneve rreth 20 mijë vetura kishin braktisur Shkupin, të cilët gjatë fundjavës së vazhduar ishin drejtuar drejt qyteteve në perëndim dhe jug të vendit. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments