6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMerkel kundër hapjes së negociatave me Shkupin!?

Merkel kundër hapjes së negociatave me Shkupin!?

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër dhënies së datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut para muajit tetor, shkruan gazeta gjermane Zidojçe Cajtung. Shkrimi i medias gjermane gjatë ditës moti jehonë në të gjitha mediat e vendit, si informacion nga burimet e saj por që i referohet qëndrimit të Merkelit në një mbledhje të Komisioni për politikë evropiane në Bundestagun gjerman. Kryeministri Zoran Zaev atë e konsideroi si qëndrim të vjetër duke shtuar se vendimi përfundimtar merret më 21 dhe 22 qershor ose eventualisht në afatin e radhës në fund të korrikut.

Nëse e shikoni se kur është mbajtur ai Komision për çështje evropiane do të shihni se informacioni është i vjetër. I vjetër për ne që bisedojmë me deputetë, kancelarë dhe kryeministra. Kemi Këshill të Evropës i cili fillon në 18-tin dhe vazhdon më 21 dhe 22 gusht, këtu do t’i presim vendimet. Besoj se sado që të jenë arsye aspektet rajonale për kalkulim të caktuar me vendimet, sepse ne nuk jemi arsye assesi dhe kjo është vërtetuar, gjithsesi 25 vite kemi pritur. Më në fund besoj se atë vendim të cilin duhet ta rekomandojnë miqtë, vendet anëtare, duhet ta rekomandojnë – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Në rast se vendi nuk merr datë, kryeminsitri përsëriti qëndrimin e tij për hapat e mëtejmë të qeverisë, përfshirë edhe opsionin e dorëzimit të mandatit. Nga partia e tij, akuzojnë opozitaren VMRO-DPMNE se vepron që vendi të mos marrë data për negociata.

Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja zëshëm bëjnë tifo që të mos marrim datë për fillim të negociatave me BE-në. Të gjithë bashkëpunëtorët e Mickoskit, me deklarata publike veprojnë kundër interesave shtetërore dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut – u shpreh Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Partia e Mickoskit nga ana tjetër, ka akuzuar pushtetin se dështimin për marrjen e datës përpiqet ta hedhë te vendet anëtare.

Për profesorin Blerim Reka, vendi ka akoma punë për të bërë në drejtimin e integrimit gjë të cilën, sipas tij, e vërtetoi edhe raporti i progresit sipas të cilit ka akoma nevojë për reforma në Kapitullin 23 dhe 24, gjegjësisht reformimin e mekanizmave të kontrollit financiar nga krimi i organizuar.

Nevojitet një vetëdijsim më i madh jo vetëm shoqëror por edhe një vetëdijsim i qeverisë dhe i të gjitha strukturave shtetërore që ta kuptojnë momentin e tashëm dhe mos të kërkojnë alibi në shtetet tjera për mos-dhënien e datës sepse anëtarësimi në BE është çështje e brendshme dhe nënkupton plotësim standardesh – deklaroi Blerim Reka, profesor.

Raporti i progresit për vendin ishte kryesisht pozitiv, me rekomandim për hapjen e negociatave por Franca, Gjermania dhe Holanda akoma janë skeptike për fillimin e tyre në këtë periudhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments