Mërgimtarët motori i Kosovës: Për 1 vit, dërguan 1 miliardë e 440 milionë euro

152

Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 443 milionë euro

Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 113.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga Gjermania kanë ardhur 39.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 19.7 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.9 për qind.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 662.2 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale./Botapress.info/