12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaMercenarë nga Siria për të luftuar në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë...

Mercenarë nga Siria për të luftuar në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë / ‘1500 $ në muaj’/

Dëshmi të mëtejshme po shfaqen se rebelët nga Siria po rekrutohen për të luftuar si mercenarë në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për enklavën e Nago-Karabakut.

CNN foli me një shtetas sirian i cili është regjistruar për të udhëtuar nga Siria veriore në Azerbajxhan.Burri, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij të vërtetë, tha se ai jetonte në zonën Afrin të Sirisë veriore por ishte me origjinë nga Damasku.

Ai tha që i përkiste një fraksioni të Ushtrisë Kombëtare rebele Siriane, e cila mbështetet nga Turqia.

Udhëheqësi i saj u kishte kërkuar atyre që ishin të përgatitur të shkonin në Azerbajxhan për t’u regjistruar.

“Unë e bëra vullnetarisht atë dhe 90 % e njësisë time u regjistrua,” i tha ai CNN përmes WhatsApp.

“Ata na thanë se do të na japin 1500 dollarë në muaj.

“Kontratat tona janë për tre muaj dhe çdo muaj do të paguhemi nga komandanti i njësisë,” tha ai, duke shtuar se nuk e dinte kush po financonte operacionin.

Luftëtari i kontaktuar nga CNN tha se vullnetarët po mblidheshin në zonën Hawar Kilis pranë kufirit Siri-Turqi në pritje të transportit.

Kalimi kontrollohet nga një fraksion i Ushtrisë Kombëtare Siriane.

CNN iu drejtua qeverisë turke për një përgjigje nëse po rekruton luftëtarë sirianë për të shkuar në Azerbajxhan.

Ministria e Jashtme tha se ato ishin “akuza të pabazuara”.

Ministria e Jashtme në Azerbajxhan gjithashtu mohoi që luftëtarët sirianë ishin në tokën azerbajxhanase dhe foli për “një fushatë krejtësisht të rreme dhe shpifëse në disa media të huaja, gjoja në lidhje me importin e luftëtarëve nga Siria në Azerbajxhan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments