15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaA po e përcaktojnë mizat e debateve humbësin e zgjedhjeve në SHBA?

A po e përcaktojnë mizat e debateve humbësin e zgjedhjeve në SHBA?

Mbrëmjen e kaluar, pati një përplasje të fortë mes zv/presidentit amerikan Mike Pence dhe kandidates demokrate, Kamala Harris. Kjo e fundit, akuzoi presidentin Donald Trump, se ka dështuar si asnjë tjetër më parë, në administratën presidenciale.Por ndryshe nga debati Trump-Biden, dueli i Pence dhe Harris, ishte shumë më i qetë. Nuk pati ndërprerje të herëpashershme apo ofendime. Në një moment që Pence ndërhyri, Harris me qetësi tha:

Zoti nënkryetar, unë jam duke folur”.

Tema kryesore e debatit prej 90 minutash, ishte e fokusuar te pandemia e koronavirusit. Harris akuzoi Pence dhe presidentin Trump, se kanë mashtruar amerikanët për shifrat e viktimave. Ndërsa Pence, akuzoi Biden dhe Harris, se po kopjojnë strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, informon dritare.net.

Kur Harris u pyet nëse do të merrte vaksinën kundër koronavirusit, nëse ajo do të ishte gati para zgjedhjeve ajo u përgjigj:

“Nuk kam ndërmend të marr një vaksinë, nëse nuk aprovohet nga profesionistët”.Një tjetër moment që mori vëmendje në përballjen e tyre, ishin trazirat racore. Kujtojmë që Harris, po shënon një moment historik, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë, që kandidon për postin e nënpresidentit.

Pikat kyçe të debatit Harris-Pence dhe momenti komik që

rajtimi i  SHBA-së nga Trump ishte ‘elefanti’ në sallën e debatit të zëvendëspresidentëve të mërkurën, por aty ishte edhe një mizë, që bëri një fluturim të shkurtë dhe që nuk mundi t’iu shpëtojë nga syri publikut që debatin po e shikonin nga shtëpia.

Zëvendëspresidenti Mike Pence nuk reagoi as edhe një herë derisa miza ishte pozicionuar në flokët e tij dhe u bë edhe më e dukshme në flokët e tij të shndritshme. Ajo qëndroi aty për një kohë të gjatë. por megjithatë, ajo fluturoi, shkruan New York Times.

Derisa Pence kaloi pjesën më të madhe të debatit 90 minutësh duke shmangur pyetjet e drejtpërdrejta të bëra nga moderatorja, Susan Page e USA Today, miza ngriti një mori pyetjesh të veta.

A mundet që miza të ketë shpërndarë virusin që ka infektuar kaq shumë zyrtarë të lartë të administratës Trump? A i prishi miza protokollet e debatit duke mos mbajtur maskë?

Në mediat sociale, miza u bë ylli më i madh i asaj që u konsiderua si “një debat normal”.

Ish-zëvendëspresidenti dhe kandidati aktual pë president,  Joseph R. Biden, publikoi një fotografi duke mbajtur një mbytëse mizash.

Por, ajo po konsiderohet edhe si ndjellëse e fatit të keq.

Po e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe ish-kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, në debatin presidencial me Donald Trump.

Në Twitter kanë filluar që të shpërndahen fotografitë e Clinton kur miza i ishte ngjitur afër syrit, e cila më pas i humbi zgjedhjet. /kk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments