9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaçi: LEN-i mos të kapet me media por le të zgjedhin...

Menduh Thaçi: LEN-i mos të kapet me media por le të zgjedhin një debat televiziv edhe dalim e ballafaqohemi me fakte…

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në pyetjet e gazetarëve lidhur me sulmin e opozitës shqiptare mbi mediat dhe gazetarët, tha se ata vetëm le të zgjedhin televizion dhe emision ku mund të bëjmë debat, jo veprime të tjera.

“Unë opozitës shqiptare LEN-it, i them që mos të kapet me media sepse siç tha z.Ahmeti është luftë e humbur. Ata krejt çfarë mund të bëjne është të zgjedhin televizionin, se ku ata duan, emisionin dhe të bejmë një debat ashtu siç duhet. Nëse Taravari do debat me dikend të PDSH-së ateherë shkoj unë ballafaqohem me atë, nëse Izeti do me BDI-në, shkon Aliu, ose e çojmë Artanin se atë e kanë ma inat…”, deklaroi Thaçi. /indeks.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments