4,086 qytetarë aplikuan në thirrjen për kuponë në vlerë prej 200 euro, për të pushuar në njërin nga objektet hotelierike në vend. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ishin në dispozicion më shumë se 100,000 kuponë, tani ky numër është vetëm 1,250. Ato janë të destinuara për familjet me pagë të ulët, ku të ardhurat totale mujore në familje nuk i kalojnë 30,000 denarë. Ministria e Ekonomisë thotë se duke filluar nga 5 korriku, janë lëshuar 500 kuponët e parë.
Sipas dinamikës, më 12 korrik Komisioni do të përgatisë 500 kuponët e ardhshëm mbi parimin kush vjen i pari- shërbehet i pari, dhe deri më 16 korrik do të lëshohen të gjitha 1,250 kuponët – njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.
Ato mund të përdoren më së voni deri më 30 nëntor në një nga objektet e akomodimit të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë. Hotelierët ankohen se numri i kuponëve është shumë i vogël dhe thuajse nuk do të ndihmojnë turizmin e brendshëm.
Fatkeqësisht, mendoj se ato nuk janë të mjaftueshme dhe se mbase numri duhet të ishte më i lartë, të paktën si vitin e kaluar. Numri i kufizuar i kuponëve nënkupton që nuk do të ketë shumë ndihmë prej tyre, posaçërisht në kompleksin tonë hotelier – deklaroi Lejla Gogova-menaxhere e një hoteli në Ohër.
Problem shtesë ishin procedurat komplekse për marrjen e këtyre kuponëve.
Në fillim kishte keqkuptime, kështu që njerëzit, duke menduar se ishin fitues të kuponëve, kanë thirrë dhe kanë bërë rezervime, për të rezultuar më tej se ata së pari duhet ta kalonin procedurën, kush është i pari- ai merr një kupon – u shpreh Lejla Gogova-menaxhere e një hoteli në Ohër.
Kuponët mund të përdoren në 76 hotele dhe agjenci turistike.alsat-m