16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeMë së shumti borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Mavrovë...

Më së shumti borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Mavrovë , Berovë, Manastir dhe Shkup.

Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, Mavrovi Anovi, Manastir, Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, ku mbrëmë në orën 19:00 janë matur minus 6 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Dojran me temperaturë 6 dhe Gjevgjeli 8 gradë. .

Më së shumti borë ka në kodër të Diellit ku janë matur 37 centimetra, dhe 15 centimetra mbulesë bore ka në Mavrovi Anovi dhe 11 centimetra në Krushevë.

Sot në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe me erë të lehtë përveç në rajonin e Shtipit dhe në Gjurishtë ku fryn erë mesatare perëndimore. Në Dibër ka mjegull.

Moti sot do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë. Kryesisht në pjesët veriore do të ketë vranësira të lehta deri mesatare. Në Povardar do të fryjë herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë nga 5 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu, e cila në pjesë të luginës për një kohë të shkurtër do të intensifikohet. Temperatura maksimale do të arrijë në 9 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments