16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaMe plis në kokë dhe simbolin e shqiponjës, kryetari i bashkisë së...

Me plis në kokë dhe simbolin e shqiponjës, kryetari i bashkisë së New York-ut uron shqiptarët

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që Neë York-u të lëvizë”.

Me një urim të thjeshtë, “Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ai e mbyll postimin e tij, ku ka ndarë edhe disa foto e video.Adams nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për komunitetin shqiptar, të vendosur në një prej qyteteve më të mëdha në botë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments