3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Më mirë për Tetovën”: Zaevi me metoda të regjimit të kaluar po...

“Më mirë për Tetovën”: Zaevi me metoda të regjimit të kaluar po mundohet të pengojë gjithpërfshirjen e qytetarëve në zgjedhje

Nëpërmjet një njoftimi të nismës qytetare “Më mirë për Tetovën”, thuhet se “vendimi i partive të vjetra politike për ndryshim të Kodit Zgjedhor në prag të zgjedhjeve lokale dhe sjelljen e ligjit me procedurë të përshpejtuar në Kuvend e shohim si kontrabandë tendencioze dhe veprim skajshmërisht jodemokratik”.

“Ne jemi thellë të bindur që ky veprim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave të partive të vjetra politike dhe parandalimin e iniciativave të reja të pavarura qytetare si dhe aktivistëve civilë që janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, për të ndryshuar gjendjen e degraduar të komunave tona. Partitë në pushtet këtë vendim e morën menjëherë pas shpalljes publike që organizatat si Qyteti i gjelbër human – Shkup, Më Mirë Për Tetovën – Tetovë, Përndryshe – Manastir, Kandidatët e gjelbër – Gazi Babë/Shkup etj do të garojnë  me lista të këshilltarëve të pavarur. Kjo është tregues i qartë që partitë e vjetra janë të vetëdijshëm që kanë humbur besimin tek votuesi i pavarur dhe se e kanë të rrezikuar komoditetin për udhëheqje pa përgjegjësi dhe llogaridhënie”, thuhet në kumtesë.

Ata shtojnë se është indikative se partitë e vjetra fillimisht përshëndetën pjesëmarrjen e listave të pavarura në zgjedhje, por me siguri pasi kanë bë anketa interne dhe kanë vërejtur përkrahjen e madhe që këto lista gezojnë tek qytetarët, ndryshuan strategjinë dhe tani me metoda andidemokratike duan të na bëjnë pengesa.

“Kryeministri bashkë me partitë tjera, në vend që të adaptojnë modelet e mira të vendeve demokratike si Danimarka,  Gjermania, Greqia, Kroacia apo Malta ku pengesat për të garuar në zgjedhje pothuajse janë larguar, ai bën të kundërtën – sheh si ti pengojnë dhe sabotojë ato me procedura të lodhshme burokratike në periudhë të Covid-19, me qëllimin e vetëm për të ruajtur monopolin e partive të vjetra në shoqëri dhe duke përjashtuar gjithpërfshirjen në vendimmarrje të qytetarëve si parim themelor demokratik i të drejtave të njeriut dhe të garantuar edhe me
Kushtetutë. Edhe vendet e rajonit nuk kanë pengesa të këtilla të cilat synojnë partitë e vjetra ti implementojnë në Maqedoninë e Veriut. Me këtë Kryeministri aktual, pas dështimit të marrjes së datës për bisedime me BE-në, po lëshohet në një aventurë me tendeca të kamufluara autokratike që na përkujton ish-kryeministrin Gruevski pas samitit të Bukureshtit në 2008”, thuhet në njoftimin e nismës qytetare “Më mirë për Tetovën”.

Ata theksojnë se Qyteti i gjelbër human – Shkup, në bashkëpunim me iniciativat tjera dhe në përkrahje të më së paku 20 OJQ-ve në RMV tash më u kanë dërguar letër Presidentit Stevo Pendarovski, Europe House Shkup, Misionit të OSBE në Shkup dhe Misioneve Diplomatike në vend për t'iu përgjigjur vendimit fyes që pengon procesin zgjedhor demokratik në vend.

“Kërkojmë që OSBE dhe trupi diplomatik të reagojnë për këtë tentativë të partive për të minuar demokracinë edhe ashtu të brishtë në vend”, theksojnë nga kjo nismë.

Në fund ata thonë se këto veprime aspak nuk do t’i pengojnë aktivitetet e tyre, ndërsa përkrahja e madhe që kanë nga qytetarët dhe paniku i partive politike në pushtet vërteton se ata janë në rrugën e duhur drejt qëllimit fisnik.telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments