Në seancën e 14 të Këshillit të Komunës së Tetovës, si pikë 10 e rendit të ditës ishte kërkesa e Myftinisë së Tetovës drejtuar Komunës që ti kthehet tatimi i qarkullimit për blerjen e kompleksit Harabati.
Duke marrë parasysh se Komuna ligjërisht nuk mundet të kthejë tatimin, sektori për financa solli propozim në Këshill për dhënien e ndihmës financiare ndaj Myftinisë së Tetovës që të kthehet vlera e paguar prej 18,600€.
Këshilltari jonë Agron Arifi, u drejtua publikisht Myftinisë së Tetovës me një apel që të kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të varrezave të qytetit pasi është kompetencë e tyre.
Nëse Myftinia e Tetovës nuk mundet ti dalë zot varrezave të qytetit, mund të bëj sevap dhe të japin donacion te NPK Tetova që punëtorët i ka me disa rroga në minus dhe ato të kujdesen për varrezat, pasi situata momentale e varrezave është e turpshme dhe nuk guxon të mbetet e tillë.
