8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMË SHUMË BORË NË KODËR TË DIELLIT. Sot do të jetë...

MË SHUMË BORË NË KODËR TË DIELLIT. Sot do të jetë ftohtë, nesër do të bjerë borë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull paradite. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -9 deri në 0, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë.

Deri nesër do të mbajë mot stabil dhe i thatë me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Nesër gjatë natës dhe të martën në mëngjes do të ketë reshje lokale bore, ndërsa në vendet e ulëta reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Më pas në dy ditët e ardhshme do të jetë stabile, ndërsa nga e enjtja deri në fund të ditës dhe të premten priten reshje të reja shiu dhe bore.

Mëngjesi më i ftohtë është në Berovë me -11 gradë, në Mavrovë Anovi -10, në Kriva Pallankë – 8, në Manastir, Shtip dhe KOdër të Diellit -7, në Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi, Strumicë, Krushevë – 6, në Ohër – 5, Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Pretor – 4 dhe -3 në Kumanovë. Zero gradë janë matur në Gjevgjeli, ndërsa maksimumi dy gradë janë regjistruar në Dojran.

Sipas Drejtorisë së Hidrometeorologjisë (HMA), më së shumti borë kaKodra e Diellit, 37 centimetra, në Mavrovi Anovi 14, në Krushevë 9, në Gjurishtë gjashtë, në Pozharëne pesë dhe në Manastir dy centimetra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments