9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMbyllet konkursi për rekrutë në FSK, për 650 vende aplikojnë mbi 5...

Mbyllet konkursi për rekrutë në FSK, për 650 vende aplikojnë mbi 5 000 veta

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  është mbyllur. 

Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 000 veta.

Vëllazërim Qerimi nga Zyra e Informimit publik në Komandën e Forcave Tokësore të Kosovës në një intervistë për “Ekonomia Online” ka folur rreth këtij konkursi për të cilin tha se interesimi ka qenë shumë i madh.

“Të dhënat e kalkuluara të datës 21 e kalojnë numrin 5 000 të aplikantëve, mirëpo të dhënat e sotme nuk janë përpunuar ende, por besojmë do të sillet numri aty 5 mijë e 500”, ka thënë ai.

Qerimi ka thënë se nga ky konkurs do të pranohen 650 pjesëtar të cilët do t’i shërbejnë Forcës së Sigurisë së Kosovës.F

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments