12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeMbi 550 kilogramë marijuanë janë vjedhur nga një fabrikë në Çegran të...

Mbi 550 kilogramë marijuanë janë vjedhur nga një fabrikë në Çegran të GOSTIVARIT

Më datë 26.11.2023 rreth orës 23:00 në Policinë e Gostivarit është raportuar se në fabrikën e marihuanës për qëllime mjekësore në Atar në fshatin Çegran të Gostivarit, tre persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës si roje dhe kanë marrë para. dhe sende personale nga ai, pas së cilës e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë mbyllur në një dhomë.

Sipas njoftimit, pasi ata janë larguar, ai ka dalë dhe ka vërejtur se porta e fabrikës ka qenë e hapur dhe dy dyer nga pjesa e brendshme janë thyer.

Në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer kontroll dhe është konstatuar se personat nga brenda objektit kanë marrë 41 thasë me gjithsej 552,85 kilogramë marijuanë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments