10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeLEVICA / Ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit, janë legalizuar sikur...

LEVICA / Ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit, janë legalizuar sikur të ishin ndërtuar para marsit 2011

Ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit, të cilat janë ndërtuar në pesë vitet e fundit dhe janë legalizuar sikur të ishin ndërtuar para marsit 2011, janë dëshmi e dëmshmërisë dhe mundësive për manipulim që ofron Ligji për legalizimin e objekteve pa leje,” thanë nga partia “e Majta”.

Ato vazduan duke thënë se “Siç raportojnë mediat, sipas disa zgjidhjeve për legalizimin e objekteve banesore të ndërtuara pa leje në Komunën e Çairit, kërkesat për ato legalizime janë dorëzuar në një datë kur objektet nuk kishin filluar as të ndërtoheshin. Natyrisht, kjo nuk është e mundur pa një inspektoriat ndërtimor krejtësisht inekzistent të komunës, në të cilin janë dhënë gjithsej tetë leje ndërtimi për një periudhë pesëvjeçare dhe janë ndërtuar qindra objekte dhe mijëra banesa. Por pyetja kryesore është pse ndërtimet pa leje janë realisht të rrezikshme, përveçse mashtrojnë sistemin ligjor?

Sepse ndërtimet pa leje nuk kalojnë nëpër filtrat e objekteve të rregullta, pra së pari nuk janë në përputhje me Planet e Detajuara Urbanistike dhe nuk varen prej tyre. Vetë ndërtesa nuk i nënshtrohet mendimit të Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmikës; as të marrë mendime gjatë ndërtimit (MIS1 dhe MIS2); nuk kalojnë nëpër Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit për mendim për mbrojtjen e tyre nga zjarri; as nuk kanë një Certifikatë të Efiçiencës së Energjisë dhe në përgjithësi nuk ka asnjë certifikatë për sigurinë e tyre. Nuk ka asnjë raport nga inxhinier mbikëqyrës as për pranimin teknik të objektit.

E vetmja gjurmë dokumentare është raporti gjeodezik për t’i regjistruar në Agjencinë e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme dhe duke i regjistruar i barazojmë në vlerë me objektet që kanë kaluar procedurë të rregullt. Duke hapur kutinë e Pandorës për të lejuar legalizimin e çdo lloj objekti, stimulohen edhe më tej ndërtimet pa leje.Nëse Ligji i Legalizimit do të ishte nisur nga motive profesionale dhe realiste, jo populiste dhe për të kënaqur një furi në ndërtim për përfitim të lehtë dhe të shpejtë, legalizimi do të duhej të bëhej vetëm për objektet që nuk devijojnë nga Planet e Detajuara Urbanistike dhe Procedura duhet të përmbajë një dokumentacion të përgjithshëm të projektit, me raporte projekti dhe dëshmi për kapacitetin dhe sigurinë e objektit, dhe vetëm objektet e tilla duhet të konsiderohen si të pranueshme për legalizim”, thuhet në dekalratën e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments