3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMBI 2 MIJË KËRKESA TË KOSOVARËVE PËR T’U KTHYER NGA VENDE TË...

MBI 2 MIJË KËRKESA TË KOSOVARËVE PËR T’U KTHYER NGA VENDE TË NDRYSHME TË BOTËS

Deri më tani nga vendet e ndryshme të Evropës në Kosovë janë kthyer qindra qytetarë të cilët kanë përfunduar në karantinë në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Mirëpo, janë edhe mbi 2 mijë kërkesa të kosovarëve për t’u kthyer nga vende të ndryshme të botës.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj,

Zogaj tha se deri më tani kanë realizuar 7 fluturime, ndërsa ditëve në vijim pritet të organizojnë fluturim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Skandinavia.

E kthimi i qytetarëve të Kosovës nga vendet e tjera, Zogaj tha se po varet nga numri i vendeve që janë në Qendrën e Studentëve që është kthyer në karantinë.

“Të gjitha kthimet po na varen shumë prej hapësirave që kemi në qendrën e karantinës. Aktualisht janë të vendosur diku rreth 200 qytetarë në qendrën e karantinës dhe kemi të lira diku rreth 200-300 vende. Kështu që, në momentin që po lirohen vende në qendrën e karantinës ne po kthejmë qytetarët të tjerë. Sa më shumë vende në qendrën e karantinës aq më shumë mundësi për ne për të kthyer qytetarët e Kosovës që janë të interesuar të kthehen në vendin e tyre… Ne nuk kemi mandat për këtë pjesë, po më shumë e ka nën përgjegjësi Ministria e Shëndetësisë, ata e kanë pa si shumë të përshtatshme Qendrën e Studentëve për të qenë qendër e karantinës dhe tani po e menaxhojmë të gjithë këtë situatë përmes Qendrës së Studentëve dhe nuk ka pasur një vendim të ri për të rritur hapësirat ose për të analizuar një vend tjetër”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments