12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMASH Maqedoni: Të drejtën për para për ushqim mund ta shfrytëzojnë studentët...

MASH Maqedoni: Të drejtën për para për ushqim mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt të universiteteve shtetërore dhe private

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni informon se të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës financiare për subvencionim të ushqimit prej 2.400 denarë në muaj, e kanë të gjithë studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private.

Nga MASH thonë se kjo ndihmë do të fillojë të aplikohet prej tetorit të këtij viti.

“Për ta marrë këtë ndihmë mujore, studentët përveç që duhet të jenë shtetas të RMV-së, nuk duhet të jenë në marrëdhënie të rregullt pune, të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe të mos kenë të ardhura mujore sido që të jenë, më të mëdha se paga minimale neto gjatë këtij viti”, thonë nga MASH.

Më tej shtojnë se e drejta për subvencionim të ushqimit për studentët do të bëhet nëpërmjet aplikimit, me çka thonë se në kohë do ta informojnë opinionin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments