7.2 C
Tetovo
E enjte, 7 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMarta Kos: Maqedonia duhet ta ndryshojë Kushtetutën ashtu siç ka premtuar

Marta Kos: Maqedonia duhet ta ndryshojë Kushtetutën ashtu siç ka premtuar

Presim që vendi kandidat Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën ashtu siç është premtuar, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, thotë kandidatja sllovene për komisionere evropiane për zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

“Përgjigja është e qartë dhe përgjigja është pjesë e raporteve të zgjerimit të këtij viti”, theksoi ajo.

“Shteti i së drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut, e drejta e pakicave, përsëri neni 2, është baza. Prandaj, presim që qeveria e Maqedonisë së Veriut ta përmbushë këtë kërkesë”, tha Marta Kos, gjatë seancës për konfirmimin e kandidaturës së saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve bullgarë.

Kos u pyet nga eurodeputetët bullgarë se si do të zgjidhen çështjet dypalëshe midis vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, siç është rasti midis Sofjes dhe Shkupit, dhe nëse ajo, nëse konfirmohet si Komisionere Evropiane për Zgjerimin, do të punojë për të respektuar të drejtat e bullgarëve në Maqedonia e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments