4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMariçiq kundër Llogës: Tani nuk është koha për gjuhën shqipe në Kushtetutë

Mariçiq kundër Llogës: Tani nuk është koha për gjuhën shqipe në Kushtetutë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u shpreh se para verës priten të niset me ndryshimet kushtetuese, kurse zgjedhjet nuk do të jenë të jashtëzakonshme.

Në lidhje me deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga se gjuha shqipe duhet të përfshihet në Kushtetutë dhe të mos figurojë 20%, Mariçiq u shpreh se nuk është koha për një gjë të tillë.

“Personalisht mendoj, dhe po ashtu mendoj se është qëndrim i Qeverisë, edhe pse nuk kemi biseduar, është e logjikshme të fokusohemi në ato obligime që dalin nga procesi negociues. Kështu kemi mundësi më të mira dhe të arrijmë që në fund të vitit t’i përfundojmë ndryshimet kushtetuese. Çdo përfshirje tjetër është mirë të shqyrtohet, por nuk besoj se vshtë koha se do të merr më shumë kohë dhe më shumë energji”, u shpreh Mariçiq.Ndryshe, sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm për gazetarë u shpreh se nuk ka ndonjë konkrete për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments