7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedonia kërkon shfrytëzimin e fondeve IPA për luftën kundër virusit korona

Maqedonia kërkon shfrytëzimin e fondeve IPA për luftën kundër virusit korona

Republika e Maqedonisë së Veriut kërkon ridedikim të mjeteve nga fondet IPA që të mund t’i përdorë si mjete për ta luftuar koronavirusin, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp.

Ai potencoi se një letër i ishte dërguar 2-3 ditë më parë komisarit evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji, ndërsa mbrëmë ka shkëmbyer disa mesazhe edhe me Kristian Danielsen nga ajo Drejtori e përgjithshme, por siç tha bisedohet edhe me shumë shtete-anëtare.

Euroambasadori, Samuel Zhbogar, përkujtoi ministri i Jashtëm, pati një takim me kryeministrin Oliver Spasovski.

“Kërkojmë ridedikim të fondeve IPA në mënyrë që t’i përdorim ato si një mjet për të luftuar koronavirusin. Ne për këtë vit, ishte paralajmëruar kemi marrë një shpërblim prej 50 milionë eurove për arritjet e reformave, ka 8 milionë euro nga viti i kaluar dhe ne jemi duke bërë përpjekje që këto mjete të mund t’i përdorim në këtë situatë krize dhe në të njëjtën kohë bëjmë specifikime të pajisjeve mjekësore për të gjitha vendet mike vendet-anëtare dhe aleate të NATO-s”, shpjegoi ministri Dimitrov.

Sa i përket ndihmës së BE-së për Serbinë prej 7 milionë eurosh dhe ku është Maqedonia, ministri Dimitrov theksoi se do të ketë ndihmë për të gjithë rajonin. Sqaroi se në Serbi po punohet për një marrëveshje që delegacioni i atjeshëm e kishte me UNDP-në dhe mjetet financiare janë riorientuar për të luftuar koronavirusin dhe krizën në përgjithësi.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi dërguar kërkesa. Dje, mes tjerash dhe në këtë kontekst kam shkëmbyer mesazhesh edhe me zyrtarë tjerë të KE-së dhe BE-së. I gjithë rajoni do të përfshihet sepse ne gjeografikisht jemi brenda BE-së”, theksoi ministri Dimitrov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments