3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut shpall krizën energjetike

Maqedonia e Veriut shpall krizën energjetike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të marten gjendjen e krizës energjitike. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se vendimi ka për qëllim t’u ndihmojë financiarisht kompanive të sektorit energjitik dhe se nuk do të ketë mungesë të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët. Por, ekspertët vlerësojnë se vendi nuk ka kapacitet të prodhojë sasi të mjaftueshme dhe se energjia elektrike do të shtrenjtohet.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pas hamendjeve që zgjatën për disa javë vendosi më në fund të shpallë gjendjen e krizës në sektorin energjetik. Kapacitetet më të mëdha të prodhimit të energjisë elektrike janë përballur së fundmi me probleme dhe mungesë lëndësh djegëse, ndërsa vetëm për tre ditët e kaluara vendi ka shpenzuar 10 milion euro për importin e energjisë elektrike. Megjithëse Termocentrali i Manastirit që furnizon pjesën më të madhe të vendit me energji elektrike ka filluar pas një havarie të djeshme të prodhojë energji, kjo, sipas ekspertëve nuk mjafton për në muajt e dimrit.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke folur në një konferencë shtypi shpjegoi se si do të zbatohet dekreti për krizën në sektorin e energjitikës, ndërsa siguroi konsumatorët familjarë se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike:

“Qeveria të ndihmojë drejtpërdrejt me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike për të rritur likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend. Dhe në asnjë mënyrë nuk janë miratuar masa restriktive, të cilat do të ndikonin negativisht në jetën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve”, tha zoti Bekteshi.

Ministri thotë se në bazë të gjitha vlerësimeve gjendja është stabile në sektorin energjetik; se ka furnizim të pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët familjarë dhe për industrinë dhe se të gjitha kompanitë janë në gjendje të rrisin prodhimin, me qëllim që të mos ketë rritje të çmimit për konsumatorët.

Por, ekspertët e fushës dyshojnë në kapacitetin e kompanive për të furnizuar konsumatorët, teksa parashikojnë mungesë të energjisë elektrike dhe shtrenjtim të çmimit saj.

Kompanitë kryesore të sektorit energjetik punojnë me qymyr dhe ka disa javë që kanë ngelur pa furnizim me këtë lëndë, ndërsa këto ditë duhet të bëhet përzgjedhja në konkurs se prej nga do ta blejnë qymyrin. Ato kanë importuar qymyrin kryesisht nga Kosova deri më tani.

https://www.zeriamerikes.com/a/6306263.html

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments