BallinaLajmeMaqedonia e Veriut bie për tre vende në indeksin e lirisë së...

Maqedonia e Veriut bie për tre vende në indeksin e lirisë së medias

Maqedonia ka rënë me tre vende, nga vendi i 42-të në të 45-tin, në indeksin e fundit të lirisë së shtypit të “Reporterëve pa Kufij”. Vendi klasifikohet në grupin “problematik” dhe është regjistruar rënie në të pesë treguesit kryesorë që matin lirinë e medias.
Raporti mbi Maqedoninë e Veriut vëren probleme serioze për lirinë e mediave.
Sipas raportit, Maqedonia shënon rënie në tre nga pesë indikatorët që përcaktojnë renditjen: konteksti politik, kushtet ekonomike, korniza ligjore, rrethanat shoqërore dhe siguria e gazetarëve.

Vendi ka një rezultat të përgjithshëm prej 69,77 pikësh indeksuese, krahasuar me 70,44 pikë vitin e kaluar, kur ishte në vendin e 42-të me vlerësim të përgjithshëm “të kënaqshëm”. Edhe ky vlerësim ishte më i ulët se ai i vitit 2024, kur Maqedonia ishte në vendin e 36-të.

Në listën e vendeve me gjendje “problematike” të mediave, Maqedonia është në pjesën e sipërme të renditjes, dhe përpara saj është vetëm Republika Domenikane në vendin e 44-të.
Vlerësimi i përgjithshëm
Në vlerësimin e përgjithshëm për Maqedoninë, “Reporterët pa Kufij” theksojnë se, edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në uljen e besimit të publikut në media.

Kjo situatë, sipas raportit, i ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve.

Gjithashtu theksohet se përfaqësuesit e qeverisë shpesh kanë një qëndrim të ashpër dhe nënçmues ndaj gazetarëve.

Raporti shton se televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit në vend, por rol të rëndësishëm kanë edhe mediat online. Megjithatë, duhet bërë dallim mes redaksive profesionale online që punësojnë gazetarë dhe publikojnë përmbajtje origjinale, dhe portaleve individuale që publikojnë përmbajtje të kopjuar dhe të riprodhuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments