-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni, qytetarët që nuk respektojnë masat do të vendosen në karantinë shtetërore...

Maqedoni, qytetarët që nuk respektojnë masat do të vendosen në karantinë shtetërore dhe do të paguajnë vetë harxhimet

Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të marrin dënime nga Prokuroria Publike për shkeljen e izolimit në vend, ndërsa dënimet janë mjaft të larta ato sillen prej 2.000 në 4.500 euro.

Por, a do të jenë këto dënime të mjaftueshme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm dhe të ndjekin rekomandimet?

A do të ndihmohet në zgjidhjen e këtij problemi, masa e fundit që morri qeveri mbrëmë fletë për “të gjithë personat që nuk respektojnë masën e vetë-izolimit duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe të merren masa të duhura kundër tyre dhe kostot e kohës së qëndrimit në karantinën shtetërore do të përballohet nga ata që nuk respektojnë këtë masë”.

Kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatisë një dekret të përshtatshëm me forcën e ligjit që do të standardizojë me ligj të gjithë procedurën për zbatimin e karantinës shtetërore.

Përndryshe, Prokuroria Publike ka propozuar të dënohen gjithsej 45 persona në Maqedoni për mosrespektim të masave të izolimit, të cilat janë miratuar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit prej 17 deri në 20 mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments