4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeDimitrov: Deri nesër në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarë që...

Dimitrov: Deri nesër në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarë që duan të kthehen në vend

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, do të organizojnë fluturime humanitare dhe karvane që të munden rreth 2.300 qytetarë të bllokuar në zona ndërkufitare ose në aeroporte ose që kanë nevojë për ndihmë për të arritur në shtëpi. Të interesuarit duhet deri të dielën në ora 6 pasdite të paraqiten në përfaqësinë konsullore më të afërt. Të gjithë që do të arrijnë në këtë mënyrë në vend do t’i nënshtrohet një karantine të detyrueshme shtetërore për 15 ditë,

“Dua të dërgoj mesazh kyç se deri nesër në ora 18:00 për të gjithë ata që nuk janë paraqitur për t’u regjistruar sepse ky nuk do të jetë proces i vazhdueshëm. Bëhet fjalë për shpenzime të mëdha, organizim i madh, shteti nuk do të jetë në gjendje të organizojë karavane të këtilla humanitare në baza të rregullta. Ne duhet të ndihmojmë tani. Nuk është koha për të udhëtuar jashtë vendit”, tha ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments