7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKarantina shtetërore prej 15 ditësh për qytetarët në kurriz të shtetit

Karantina shtetërore prej 15 ditësh për qytetarët në kurriz të shtetit

Rreth 2.300 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut është numri që deri tani janë paraqitur dhe të cilët duhet të jenë në karantinë të detyrueshëm shtetëror të paktën 15 dirë, ndërsa shpenzimet do të jenë në kurriz të shtetit, informoi sot ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ai ka thënë se nuk ka të dhëna se si është gjendja e tyre shëndetësore dhe një herë ka përsëritur se nuk është koha për të udhëtuar jashtë.

“Ata paraqiten me telefon, email dhe kërkesa e tyre është se si të vijnë në shtëpi. Ndonjëherë kemi sukses, nëse ajo është nga shtetet fqinje, ndonjëherë nuk kemi, por kërkesa e tyre kryesore është ajo”, ka thënë Dimitrov në pyetjen e gazetarëve.

Në pyetjen se ku do të vendosen pas hyrjes në shtet dhe nëse ka qytetarë tanë pozitiv në virusin, shefi i diplomacisë është përgjigjur se nuk është i sigurt se ku do të jenë, është herë të thuhet, por siç tha , ka hotele në pronësi private që i janë ofruar shtetit në situata të këtilla.

“Dje është formuar Trup pune. Ne do të bëjmë çmos që kushtet të jenë të mira dhe të angazhohemi për shëndetin e njerëzve që do të na kthehen, ushqim, dezinfektim, pastrim, njerëz në karantinë shtetërore do të jenë një nga dy në dhomë, por nuk jam i sigurt se ku do të jenë”, ka thënë Dimitrov.

Në pyetjen nëse seriozisht mendohet për orë policore, ministri Dimitrov është kthyer në udhëzimet e djeshme të MPB-së dhe ARM-së në koordinim me planet operative në kuptim të kufizimit me qëllim të pengohet përhapja e virusit.

“Do të ketë shpjegim nga Komisioni për luftë kundër sëmundjeve infektive dhe do të kemi përfaqësues të epidemiologëve të lartë të cilët do të na informojnë nga aspekti profesional se çka nënkupton ajo dhe si është më mirë ajo të organizohet”, ka thënë Dimitrov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments