Maqedoni / Një anëtar i familjes do të mund të bëjë pazarin

221

Në seancën e 44-të, Qeveria kërkoi nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë që të përgatisë dhe dorëzojë një protokoll dhe analizë për seancën tjetër, me të cilën do të rregullohet sistemi i furnizimeve të produkteve ushqimore dhe ilaçeve, vetëm nga një anëtar i familjes.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitë edhe për seancën tjetër të dorëzojë propozim-dekret me forcë juridike që do të rregullojë ligjërisht çështjen në lidhje me vendosjen e vetizolimit të detyrueshëm për të gjithë qytetarët që kryejnë teste për KOVID-19, të paktën deri në momentin e marrjes rezultati, sipas anketës epidemiologjike.