4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Shërohen 200 pacientë, kjo periudhë e vështirë ka një fund

Filipçe: Shërohen 200 pacientë, kjo periudhë e vështirë ka një fund

Lajmet e mira janë lajmëtar se kjo periudhë e vështirë ka një fund dhe së bashku do të arrijmë ta tejkalojmë, porositi në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke e ndarë informacionin se deri më tani janë shëruar 200 pacientë të sëmurë nga koronavirusi.

“Jam i lumtur për të gjithë pacientët e shëruar, për familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj se gjithnjë e më shpesh do të dëgjojmë lajme të mira. Mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor i cili dha maksimumin për t’i ndihmuar, si dhe pacientëve dhe familjeve të tyre për bashkëpunim, disiplinën dhe durimin”, publikoi Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments