Fillon shtesa rinore nga 3.000 denarë për të punësuarit në sektorin real në moshën deri 23-vjeçare, paralajmëruan sot në Shtip, zëvendëskryeministrja e obliguar për çështje ekonomike Milla Carovska, zëvendës ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel, drejtoresha e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska dhe kryetari i komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski
Carovska tha se Qeveria në bashkëpunim të ngushtë dhe diskutim të vazhdueshëm me organizatat e punëdhënësve, odave ekonomike, sindikatave dhe organizatave joqeveritare krijoi një sërë të masave, me të cilat ndikohet në rritjen e rrogave, zhvillimin e kompanive dhe përmirësimin e kushteve për punë për punëtorët.
“Përnjëherë nuk mund ta ndryshojmë botën, por nëse lëvizim me dinamikë të vazhdueshme, hap pas hapi, do të arrijmë kushte të shkëlqyeshme që të rinjtë të dëshirojnë të qëndrojnë në vend. Që të kemi ekonomi cilësore, rritje dhe zhvillim të ekonomisë dhe të kompanive duhet të kemi edhe kuadër profesional, të rinj të trajnuar, të cilët do të dëshironin të japin një pjesë prej vetes për zhvillimin e ekonomisë. Përmes shtesës rinore, personat e rinj deri 23 vjeçarë, të cilët tanimë punojnë në industri ose planifikojnë të punojnë në prodhim, do të marrin nga 3.000 denarë shtesë në rrogën e tyre në nivel mujor. Kjo nuk do t’u paguhet përmes punëdhënësve, por në llogarinë e tyre individuale, përmes Agjencisë për punësim”, deklaroi Carovska.
Me qëllim që të sigurohet jetë më e mirë për persona të rinj të punësuar deri 23 vjeç në veprimtarinë prodhuese prej këtij viti, në kuadër të Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës, vendoset masa shtesë rinore. Për pagesë të shtesës rinore prej 3.000 denarëve për këtë vit janë ndarë 160 milionë denarë dhe pritet ta marrin rreth 4.000 persona.