8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedoni e Veriut / 10 viktima dhe 865 raste të reja brenda...

Maqedoni e Veriut / 10 viktima dhe 865 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut të dielën ka shënuar edhe dhjetë viktima nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave, që nga paraqitja e pandemisë, ka arritur në 1,004.

Katër nga viktimat janë nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe nga një në qytetet e Manastirit, Ohrit, Koçanit, Probishtipit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 865 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 359 pacientë janë shëruar.

Të dhënat i referohen testimit të 2,449 mostrave.

Nga 32,436 persona të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 21,090 janë shëruar ndërsa 10,342 janë aktivë.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, mbi 14,000 persona, prej të cilëve rreth 4,900 janë ende aktivë.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe si dhe drejtuesit e institucioneve tjera kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale për sensibilizimin e opinionit mbi nevojën e detyrueshme për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave tjera mbrojtëse.

Sipas tyre, “respektimi i protokolleve dhe i masave tjera mbrojtëse, që janë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së, mbeten alternativa e vetme për uljen e numrit të të infektuarve dhe normalizimin e gjendjes”.

Ndërkohë, pas rritjes së rasteve me COVID-19, opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe duke e akuzuar për keqmenaxhim të pandemisë.

“Ka 1,084 arsyeje që Filipçe urgjentisht të jap dorëheqje”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së, duke iu referuar shifrat të të infektuarve gjatë ditës së shtunë.

Opozita maqedonase, por edhe ajo shqiptare kërkon gjithashtu shkarkimin e anëtarët të Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe zgjedhjen e një komisioni të ri nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments