8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeGjykime online, Mariçiq: S’janë të përshkruara me Ligj, por duhet ta mbajmë...

Gjykime online, Mariçiq: S’janë të përshkruara me Ligj, por duhet ta mbajmë efikasitetin

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në njw intervistë për REL, pranon se gjykimet online nuk janë të përshkruara me ligj dhe se jo të gjitha gjykatat janë të përgatitura teknikisht për këtë lloj pune, por që është një mënyrë që gjykatat të veprojnë në mënyrë më efikase në kushte të pandemisë me kovid- 19. Ai shtoi se tema e gjykimeve online është e pashmangshme.Tema për punë online e institucioneve është një temë që hapet në mënyrë të pashmangshme me trendet në pandeminë me Covid-19. Ne kemi një situatë në të cilën i gjithë sistemi arsimor është transferuar në funksionim online dhe në një farë mënyre po funksionon. Sigurisht, kjo nuk është e njëjtë sikur në kushte normale, por ato kushte normale nuk i kemi. Me hapjen e temës për gjykim online kemi për qëllim të tentojmë ta mbajmë efikasitetin e gjyqësorit, por edhe ta rrisim, të mundohemi ta bëjmë drejtësinë të kapshme për qytetarët dhe të mundësojmë që në mënyrë praktike përbërja të vazhdojë të funksionojë edhe në këto kushte”, deklaroi Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësië.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments