Çmimet e apartamenteve janë edhe më të larta në vitin e dytë të pandemisë. Banka Kombëtare njoftoi se një metër katror është më i shtrenjtë për 3.2 përqind në tremujorin e parë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërtuesit thonë se tani çmimet mesatare variojnë nga 1.150 deri në 1.200 euro për metër katror, por që ka akoma vendbanime me apartamente nga 750 në 800 euro.
Arsyeja më e madhe e rritjes së çmimeve në tregun e pasurive të patundshme janë metalet e çmuar në bursat botërore.
Më të kërkuar janë ato nga 50 në 80 metra katrorë.
Një vit më parë, Banka Kombëtare njoftoi se apartamentet në tremujorin e parë të vitit 2020 u rritën me vetëm 1.7 përqind.