7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeFILIPÇE: NËSE VERA VAZHDON KËSHTU, NUK DO TË KETË NEVOJË PËR MASA...

FILIPÇE: NËSE VERA VAZHDON KËSHTU, NUK DO TË KETË NEVOJË PËR MASA KUFIZUESE

Deri më tani nuk ka rekomandime të reja ose vendosje të masave të reja kufizuese, njoftoi Ministria e Shëndetësisë për MIA-n.

Nga MSH-ja thonë se ata po monitorojnë gjendjen epidemiologjike në vend dhe rajon.

Siç është paralajmëruar Komisioni për Sëmundjet Infektive sot duhet të mbanë takim për të vendosur kufizime në mbrojtjen e kufirit kundër përhapjes së llojit delta të Kovid-19, i cili është përhapur në të gjithë Evropën.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në paraqitje televizive në “Utrinski Brifing” tha se situata është shumë e qetë, nuk ka asnjë shenjë që ka përkeqësim të mundshëm të pasqyrës epidemiologjike dhe për disa ditë me radhë nuk ka presion në spitale.

“Nuk ka lajmërime, nuk ka fluks të pacientëve në klinika, gjë që tregon dhe konfirmon se situata është mjaft e qetë. Po monitorojmë situatën edhe në vendet përreth. Është paqësore kudo në rajon. Si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri. Ne gjithashtu ndjekim vendet ku qytetarët tanë shkojnë për pushime verore. Ka një rritje të lehtë në numrin e rasteve pozitive në Greqi, por nuk konsideroj se është alarmante. Për këtë konsideroj se gjatë verës nëse gjendja vazhdon kështu, nuk duhet të vendosen kurrfarë masa kufizuese, jemi duke vëzhguar situatën nga afër, ka vende ku lloji delta po përhapet më shpejt. Por, tani për tani, nuk ka nevojë, dhe nëse shfaqet, ne do të ndërhyjmë”, theksoi Filipçe.rtk.live

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments