Administrata nuk është e gatshme për implementimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, madje në asnjë sektor të administratës nuk ka kuadro të kualifikuar për implementimin e reformave, vlerëson ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA.
Sipas tij, kjo mungesë është e rrezikshme për procesin e reformave që BE-ja i kërkon nga Maqedonia e Veriut. Mançevski tha se për fat të keq të punësuarit në administratë i kanë pagat më të ulëta sesa të punësuarit nëpër ndërmarrje publike, dhe për këtë arsye edhe nuk mund të marrin njerëz të kualifikuar.