Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për liritë fetare, pasi policia nga salla plenare me forcë ka nxjerrë deputetët e Frontit Demokratik opozitarë (FD), raporton Aandolu Agency (AA).
Ligji është miratuar pas një pauze të shkurtër gjatë të cilës pjestarët e sigurimit kuvendor kontrolluan nëse salla plenare është e sigurtë.
Paraprakishtë në sallën plenare ndodhën incidente për shkak të cilës pjestarët e sigurimit me forcë nxorrën deputetët e Frontit Demokratik nga salla. Ata para kësaj tentuan të parandalojnë votimin, duke hedhur fishekzjarr në sallë.
Për ligjin votuan deputetët e koalicionit qeveritar dhe Partia Socialdemokratike ndërsa deputetët e opozitës tjetër ishin jashtë sallës. Parlamenti paraprakishtë refuzoi 120 amandamente të Frontit Demokratik.
Pasi që minoriteti serb bllokoi rrugët nëpër gjithë vendin në shenjë proteste dhe paknaqësie me ligjin, sot një përfaqësues i komunitetit ka përmendur edhe luftën në Kuvendin e Malit të Zi.
Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, tha në mbrëmje në Kuvend se ata kishin vendosur amandamentet e paraqitura pranë tyre nga Këshilli Metropolitit.
Ai tha që, nëse nuk hiqte dorë nga ligji, “kjo do të jetë një fatkeqësi për Malin e Zi”.
“Unë i bëj thirrje të gjithë shokëve të mi të luftës që nga ’91. dhe ’99. të jenë gati! Ju mund të mbështeteni tek më e keqja”, tha Mandiç.