Mali i Zi raporton për dy rastet e para me koronavirusin e ri. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri, Dushko Markoviq.
Mali i Zi ka qenë vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që deri më tani nuk ka pasur të konfirmuara raste me koronavirusin e ri.
Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë.
Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona