6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaLukashenko kërcënon Perëndimin: Do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore nëse vendosni...

Lukashenko kërcënon Perëndimin: Do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore nëse vendosni forca paqeruajtëse në Ukrainë

Lideri autokrat i Bjellorusisë Aleksandër  Lukashenko ka kërcënuar Perëndimin e nëse ndjek propozim polak për të vendosur forca paqeruajtëse perëndimore në Ukrainë, rrezikon të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore.

Lukashenko, i cili ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, se nëse propozimi rus do të pranohet atëherë situata do të jetë shumë serioze dhe e tensionuar. “Situata është shumë serioze dhe shumë e tensionuar,” tha Lukashenko.

Javën e kaluar, udhëheqësi i partisë në pushtet të Polonisë tha se një mision paqeruajtës ndërkombëtar duhet të dërgohet në Ukrainë në mënyrë që të mbrohet vendi që ndodhet nën pushtimin rus që prej 24 shkurtit.

Disa vende perëndimore kanë thënë se nuk do të dërgojnë trupat e tyre në Ukrainë, ndërsa Vladimir Putin paralajmëroi që në fillim të pushtimit rus të Ukrainës se çdo ndërhyrje ushtarake nga jashtë do të shkaktonte një përgjigje të menjëhershme të Rusisë që do të çonte në “pasoja që nuk i ka parë ndonjëherë historia”.

I pyetur për propozimin e Polonisë të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Do të ishte një vendim shumë i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Peskov tha se çdo kontakt i mundshëm midis forcave ruse dhe NATO-s “mund të ketë pasoja që do të ishin të vështira për t’u riparuar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments