8.5 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaKuriozitete“Luftë me minjtë”/ Brejtësit po bëjnë kërdinë në Australi, hyjnë në hotele,...

“Luftë me minjtë”/ Brejtësit po bëjnë kërdinë në Australi, hyjnë në hotele, shtëpi dhe spitale, kafshojë tre persona (video)

AUSTRALI- Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Australi. Sipas TheGuardian, tre persona janë kafshuar nga minjtë në një spital rajonal. Ndërkohë, që fermerët, po luftojnë me atë që  ata e përshkruajnë si “një murtajë absolute” që ka prekur zonat.  Lajmi është konfirmuar nga autoritetet.

Po ashtu mësohet se spitalet po rritin proceduarat e bllokimit, duke vendosur ilaçet dhe izoluar dyert dhe dritaret për të larguar valën e brejtësve.

“Janë raportuar tre persona të kafshuar, por është siguruar trajtimi i duhur. Stafi shëndetësor po merr masat e duhura të kontrollit,”-kanë thënë autoritet. 

Fermerët, po ashtu kanë thënë që po i dëmtohen të mbjellat.

“Është një murtajë absolute dhe po përhapur më tej. Po na dëmtojnë të mbjellat. Ata po shkaktojnë probleme serioze tani, me njerëzit që kafshohen. Minjtë janë në një nivel shqetësimi,  janë në përmasa murtaje, veçanërisht në veri dhe perëndim dhe jug-perëndim të shtetit,”-ka thënë një fermer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments