8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme“Lufta” tregtare mes RMV me Kosovën, ende pa zgjidhje

“Lufta” tregtare mes RMV me Kosovën, ende pa zgjidhje

animë tre ditë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk jep përgjigje nëse raporti i Kosovës ka mbërritur me garancinë e nevojshme për gjendjen shëndetësore të rasatit për peshq, respektivisht ikrat dhe peshqit e rinj. Alsat kërkoi gjithashtu përgjigje nga Agjencia e Ushqimit në Kosovë, por heshtje edhe nga atje. Ndërsa institucionet nuk e informojnë publikun si dhe nëse do e zgjidhin problemin, tregtarët pësojnë dëme.

Bllokada asnjëherë nuk është zgjidhje e mirë sidomos në këtë rast kur ka një plasman të kontraktuar paraprakisht të mallrave që aktualisht kanë ndalesë për import dhe eksport, sipas kontraktimeve të mëparshme për plasman, tregtarët pësojnë dëme që në raste të tilla është vështirë për t’u kompensuar humbjet e tyre”-tha Gabriela Kulebanova nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Mbeten pengesat tregtare midis dy vendeve, nuk ka asnjë import të ikrës dhe peshqve të rinj nga Kosova, ndërsa mjalti dhe patatet maqedonase ende nuk guxojnë të eksportohen në Kosovë. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në një letër të hapur, i kërkoi homologut të tij kosovar, Endrit Shala, që ta tërheqë ndalesë e mjaltit dhe patateve, pasi vendimi i qeverisë së Shkupit ishte në përputhje me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të CEFTA-s. Nga vendi për në Kosovë eksportohen 1.000 ton patate çdo vit, ndërsa eksporti i mjaltit kap shumën e 400,000 eurove në vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments