31.9 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeLufta kundër krimit mes prioriteteve, me “E Veriut” Mickoski e dorëzoi në...

Lufta kundër krimit mes prioriteteve, me “E Veriut” Mickoski e dorëzoi në Kuvend Planin e Qeverisë së re

Programi për punë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2024-2028. Mandatari Hristijan Mickoski. Kështu shkruan në programin dhe përmbajtjen e Qeverisë së re të dorëzuar në Kuvend nga kreu i VMRO-DPMNE-së.Edhe pse në periudhën e mëparshme refuzonte që të përdorë prapashtesën “së Veriut”, me porosi se nuk do të shndërrohet në papagall, ndërsa pret që edhe presidentja Siljanovska të mos e përdorë, megjithatë Mickoski në formë të shkruar po e përdorë emrin e ri kushtetues të vendit, siç është gjatë propozim ligjit të parë të parashtruar deri te Kuvendi, po ashtu edhe për përmbajtjen e Qeverisë së re.

Pasi që e dorëzoi dosjen e kuqe me logon e VMRO-DPMNE-së, Mickoski para mediave zbuloi se programi përmban masa që do të parandalojnë, siç tha, eksodin e të rinjve dhe kuadrove shëndetësore. Paralajmëroi rritje lienare të pensioneve për 5 mijë denarë në vitin e parë të mandatit, si dhe kushte më të mira për bizneset, për kompanitë që do të hapin vende të reja të punës. Megjithatë fokusi kryesor do të jetë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Mickoski thotë se në të ardhmen nuk do të ketë tolerancë ndaj cilitdo zyrtar i cili vepron në kundërshtim me ligjin.

“Në të njëjtë kohë, në mënyrë serioze planifikojmë të pastrojmë dyshimet, informacionet si dhe provat që periudhën e kaluar po arrijnë deri te ne për shumë keqpërdorime që kanë ndodhur në 7 vitet e kaluara”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Që gjithë këto premtime të realizohen, Mickoski pohon se ka grup njerëzish që janë të motivuar dhe kanë kapacitet që të realizojnë angazhimet nga programi.

“Gjithçka që kemi premtuar do të jetë një moçal i thjeshtë politik dhe gënjeshtër dhe ne do të shkrihemi në hijen e çdo qeverie të mëparshme që ka ardhur në valën e pritjeve, ndërsa janë larguar si dëshpërim i madh. As veten e as njerëzit që janë me mua ua dëshiroj këtë”, potencoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Përmbajtja e re qeveritare do të numërojë gjithsej 24 ministra dhe zëvendëskryeministra, VMRO-DPMNE do të ketë 15 ministra, VLEN 6 ministra, ndërsa Lëvizja ZNAM dy. 20 ministra do të jenë në krye të institucioneve, tre ministra pa resor, ndërsa Mickoski do të jetë kryeministër. Debati kuvendor pritet të fillojë të shtunën, ndërsa votimi duhet të mbahet të dielën në mesnatë. E hëna do të jetë dita e parë e punës për kryeministrin e ri dhe ministrat e rinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments