BallinaLajmeLSDM:Nuk jemi më ekonomia e tretë në Evropë. Tani jemi të parët....

LSDM:Nuk jemi më ekonomia e tretë në Evropë. Tani jemi të parët. Edhe në turizëm. Edhe në gjithçka tjetër. Mickoski merret me magji!

Mickoski sot publikoi realitetin e ri – magjik ekonomik.

Nuk jemi më “ekonomia e tretë në Evropë”. Tani kemi rritje më të madhe se e gjithë Bashkimi Evropian.

Dhe jemi të parët në Evropë për rritjen e përqindjes së turistëve.
Bravo.

Ndërkohë që qytetarët numërojnë nëse do ta kalojnë muajin,
ndërkohë që shporta e konsumit thyen rekorde,
ndërkohë që karburanti shtrenjtohet për të dytën javë radhazi,
ndërkohë që bujqit shesin nën çmimin minimal,
ndërkohë që të rinjtë largohen,

ne jemi të parët.

Të parët për imagjinatë. Evropa mund vetëm të na ketë zili.

Gjermanët, holandezët, suedezët… të gjithë na shikojnë dhe thonë:

“Si po e bëjnë këtë?”

Lehtë.
Me konferenca për shtyp.

Kjo tashmë nuk ka kufi.

Nesër do të jemi edhe të parët në hapësirë.

Edhe të parët për numrin e frigoriferëve bosh.
Edhe të parët për gjatësinë e kolonave në kufi.

Vetëm të mos ndalemi.

Bravo për Mickoskin.
Kjo me të vërtetë është një mrekulli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments