-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM NË FUND TË GUSHTIT PUBLIKON KANDIDATËT PËR KRYETARË KOMUNASH ?!

LSDM NË FUND TË GUSHTIT PUBLIKON KANDIDATËT PËR KRYETARË KOMUNASH ?!

LSDM-ja me shumë gjasa në fund të gushtit do t’i publikoj kandidatët për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor. Megjithatë, nuk e përjashtoi mundësinë që disa të dihen edhe më herët, por e gjithë kjo do të varet nga analizat që do t’i bëjnë për çdo kandidat veçmas.  Zaev nuk përjashtoi mundësinë që disa kandidatë të publikohen edhe gjatë korrikut”.

Zoran Zaev, kryeministër

 “Sipas rregullores dhe afateve tona, vendimet i sjellim në fund të gushtit, sepse në gjysmën e parë të shtatorit dorëzohen listat në KSHZ, por nëse sjellim edhe vendime paraprake që do të thonë hetime dhe analiza të përfunduara, nuk do të presim, do t’i publikojmë që ta dinë qytetarët dhe të kenë kohë të mjaftueshme të bëjnë analiza të kujdesshme se për çfarë figura bëhet fjalë dhe krahas saj të formojnë qëndrim për vendimin e tyre. Pra, gjeneralisht fundi i gushtit, por nuk përjashtoj mundësinë që gjatë korrikut të publikojmë disa kandidatë”.

Në pyetjen se cilët nga kandidatët aktual do të hyjnë në garë për mandat të ri nga vjeshta, ai nuk dha përgjigje konkrete por tha se të gjithë janë miq të tij, por prioritet për ta është fitorja. Për këtë se a do të shkohet me kandidat aktual ose të ri, do të vendoset në bazë të anketave.

Zoran Zaev, kryeministër

“Kryetarët tani janë favoritët tonë sepse ata vetë kanë realizuar shumë projekte, gjithashtu me mbështetje të Qeverisë. Besoj në periudhën kur kemi pasur, përveç zgjedhjeve lokale, referendume, zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, ndodhi edhe pandemia, që e gjithë kjo që ka ndryshuar figurat e komunave dhe shtetit është arsyeja kryesore për të mbështetur. Por, ne jemi vetëm pjesë e mjedisit shoqëror. Presim një sërë sondazhesh, qytetarët të na tregojnë se çfarë preferojnë dhe që do të jetë udhëzuesi ynë, dhe ne të gjithë mund të jemi të dobishëm në formën e kandidatëve, madje edhe kthimi në institucionet private”.

Zgjedhjet lokale janë paralajmëruar të mbahen më 8 tetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments