15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeLSDM: Mickoski e konfirmoi bashkëpunimin e thellë me Apasievin në koalicion anti-BE

LSDM: Mickoski e konfirmoi bashkëpunimin e thellë me Apasievin në koalicion anti-BE

Nga partia e Kovaçevskit, LSDM kanë vazhduar me kritika ndaj VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës si parti anti-BE. Nga atje thonë se Hristijan Mickoski e konfirmoi bashkëpunimin e thellë me Dimitar Apasievin, në koalicionin anti-BE-së.

“Mickoski së bashku me Apasiev e gënjyen opinionin për gjuhën maqedonase, historinë maqedonase dhe veçoritë, i trembën qytetarët me gjoja asimilim dhe bullgarizim. Edhe Mickoski dhe Apasiev kanë bërë thirrje për kampim para Qeverisë, ndërsa i pari ka shëtitur si model, derisa i dyti, sipas raportimeve të mediave, ka angazhuar edhe sigurim privat për protestat. Për dallim nga Mickoski, i cili di të flasë bullgarisht, ndërsa deputetët e tij e degradojnë gjuhën maqedonase, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka dhënë formulim të pastër të gjuhës maqedonase në BE, pa asnjë fusnotë”, deklaruan nga LSDM.

Nga atje thonë se Mickoski aktron si patriot i rremë dhe gënjeshtra e fundit janë deklaratat e noterit që nuk kanë efekt juridik. Sipas tyre, Mickoski është i vetëm në shkatërrimin e tij, prandaj në faqen zyrtare të partisë askush nuk figuron në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ai u grind me të gjitha partitë opozitare, i gënjeu anëtarët e tij, madje edhe Lukashenko nuk i përshtatet asaj se si e udhëheq partisë”.“Paralajmërimet e Mickoskit për referendum janë vetëm përpjekje e dëshpëruar që ai të mbajë ulësen në pallatin e bardhë dhe në vend që të kërkojë referendum kundër gjuhës maqedonase, le të mbajë referendum në VMRO-DPMNE, ku është çështje nëse ai ka mbështetjen e shumicës atje”, thonë në fund nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments