6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM: Lirimi i kompanive të prekura nga kriza, nga pagesa e tatimit...

LSDM: Lirimi i kompanive të prekura nga kriza, nga pagesa e tatimit të të ardhurave personale, shteti i shpëton vendet e punës

Me qëllim të rinumërimit më të lehtë dhe efikas të pasojave ekonomike të cilat i solli koronavirusi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga LSDM  vendosi  qëllime të qarta dhe prioritare, ndërsa këto janë shpëtim  i çdo vendi të punës dhe  çdo kompanie.

Në drejtim të tejkalimit më të lehtë të pasojave nga kriza, është miratuar edhe një Dekret me fuqi ligjore me të cilën parashikohet  lirimi nga shuma e pagesës së paradhënies të tatimit të të ardhurave personale dhe tatimit të fitimit për muajt Mars, Prill dhe Maj 2020. Nëse të njëjtat destinohen  për personat juridik direkt të goditur nga korona kriza.

Tashmë janë miratuar edhe 254 kredi për kompanitë e vogla, mikro dhe të mesme nga linja kreditore pa interes të Bankës Zhvillimore. Nëse deri tani janë  dorëzuar dhe  në fazën e shqyrtimit deri te Banka zhvillimore janë mbi 1.050 kërkesa të kredive pa interes.

Në rrjedhë është pakoja e dytë e masave ekonomike e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për punëtor,  ndihmë për sportistët prej 14.500 denarë, ndihmë për artistët  dhe kompensim në para për qytetarët  që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës.

Këto janë vetëm një pjesë e masave të cilat kanë për qëllim  ndihmën e kompanive vendore dhe shpëtim për çdo vend të punës.

Në përgatitje është pakoja e re e masave dhe politikave thelbësore të cilat do të sigurojnë ndihmë plotësuese për ekonominë vendore.

LSDM për dy vjet e gjysmë të fundit  krijoi ekonomi të fuqishme dhe stabile të gatshme të ballafaqohet  edhe me sfida  ekonomike serioze  si kjo krizë globale.

Me menaxhim të përgjegjshëm , të drejtë dhe të duhur me financat publike, do ta tejkalojmë këtë krizë,  me pasoja sa më të vogla mbi ekonominë  dhe qytetarët.

LSDM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments