5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

Të hënën pritet takim i kreut të ASH-së Arben Taravari me kryemisnitrin Dimitar Kovaçevski, ku do të bisedohet rreth programit dhe kërkesave të kësaj partie për tu bërë pjesë e qeverisë.

Nga ASh kanë thënë se kërkesë kyçe janë çështjet programore. Por kjo parti njëherit kërkon që si pjesë e qeverisë ti takojnë edhe tri minsitri dhe disa drejtori të rëndësishme. Kjo parti tanimë ka formuar edhe ekipin negociatorë i cili përbëhet nga udhëheqësia e ngushtë e partisë.

Edhe nga LSDM parlajmërojnë mundësinë e zgjerimit të shumicës, me synimin  për sigurimin e 80 deputetëve të nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.

“Rreth kësaj çështjeje edhe kryetari i LSDM-së dhe kryemisnitër Dimitar Kovaçevski ka dhënë disa herë përgjigje konkrete. Pritshmëritë janë optimiste, presim që kjo të ndodhë.”, tha Dario Nikollovski nga LSDM.

Zgjerimi i shumicës parlamentare do ta rriste efikasitetin e punës së Kuvendit sa upërket ligjeve reformuese që janë pjesë e bisedimeve për anëtarësim në BE, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments