6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM: DORËHIQET ZAEVI DHE E GJITHË UDHËHEQËSIA PARTIAKE

LSDM: DORËHIQET ZAEVI DHE E GJITHË UDHËHEQËSIA PARTIAKE

Kryeministri Zoran Zaev sot në LSDM ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni I Kryetarit të partisë. Konform statutit partiak, me dorëheqjen e Kryetarit, në dorëheqje është edhe e gjithë udhëheqësia e socialdemokratëve.

Zaevi, sic paralajmëroi, do të mbetet një kohë të caktuar në funksionin e Kryeministrit, deri sa të sigurohet shumica parlamentare, për shkak se sikurse partitë e koalicionit, edhe ai vlerëson se nuk duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

LSDM-ja sot njoftoi se në vazhdë e sipër janë konsultat e përditshme dhe takimet e punës me partnerët e koalicionit të shumicës parlamentare, si dhe me udhëheqësinë më të lartë të LSDM-së.

Përfaqësuesit e të gjitha partive të shumicës parlamentare kanë konfirmuar se shumica në Kuvend është stabile dhe kanë shprehur mbështetje për qeverinë e shumicës aktuale parlamentare në krye me LSDM-në

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments