10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeLoga mbështet iniciativën e Komunës Qendër për gjetjen e zgjidhjes ligjore për...

Loga mbështet iniciativën e Komunës Qendër për gjetjen e zgjidhjes ligjore për konfiskimin e objekteve të ndërtuara me status të kundërligjshëm

Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, ku është njoftuar për iniciativën për gjetjen e zgjidhjes ligjore për konfiskimin e objekteve me status të kundërligjshëm dhe ripërdorimin e tyre.

Qëllimi i nismës është gjetja e një zgjidhjeje dhe mundësimi i konfiskimit të objekteve të ndërtuara pa leje dhe shndërrimi i tyre në funksion të komunës, pra të shtetit.

Për realizimin e kësaj nisme është e nevojshme të ndërhyhet në dy zgjidhje ligjore: Ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe Ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, dobive pasurore dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments