10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeLodhen nga zhurma dhe klubet e natës, banorët e Beogradit dërgojnë padi...

Lodhen nga zhurma dhe klubet e natës, banorët e Beogradit dërgojnë padi në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut

Avokatja e popullit serb, Marina Mijatoviç tha se ajo e çoi çështjen në gjykatën në Strasburg pasi autoritetet e Beogradit nuk iu përgjigjën vendimit të një gjykate lokale muajin e kaluar.

BEOGRAD– Banorët e Beogradit kanë dërguar një padi në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut pas zhurmës së lartë në kryeqytetin serb. Në padinë e tyre drejtuar Gjykatës, ata theksojnë se janë duke u’ torturuar’ dhe për shkelje të të drejtave për jetë të qetë familjare dhe privatësi.

Avokatja e popullit serb, Marina Mijatoviç tha se ajo e çoi çështjen në gjykatën në Strasburg pasi autoritetet e Beogradit nuk iu përgjigjën vendimit të një gjykate lokale muajin e kaluar.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jeta e natës në Serbi është ringjallur pas heqjes së masave anti-covid, ku kafenetë, baret dhe klientët e etur për argëtim i janë rikthyer edhe njëherë festave, por kjo situatë duket se është kthyer në në problem shqetësues për një pjesë të banorëve të Beogradit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments