7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeLiturgjia në Strugë, Taravari: Kjo është skandaloze! ASH kërkon që Qeveria të...

Liturgjia në Strugë, Taravari: Kjo është skandaloze! ASH kërkon që Qeveria të ndalojë me standardet e dyfishta

“Derisa apelet për respektim të masave, e madje edhe dënimet janë ashpërsuar pyesim publikisht qeverinë ku ishte sot për të parë Strugën?!”

Këtë pyetje partia opotitare shqipztare Alenca për Shqiptarët ia drejton Qeverisë përmes një komunikate me shkrim pasi sot në Strugë u pa tubimi i shumë besimtarëve që marshuan dhe mbajtën liturgji fetare.

Ndërkaq Sekretari gjeneral i kësaj partie, Arben Tarvari, në Facebookun e tij ka shkruar: “Nëse është e vërtetë, është skandaloze!”

Në komunikatën për media nga ASH po ashtu shkruajnë se sot turma nuk e respektoi distancën fizike, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit pa maska e pa doreza.

“Kjo i ndihmon pandemisë të vazhdojë rrugën e shpërndarjes së virusit ndërkaq neglizhenca e autoriteteve me zgjatjen e situatës do t’i kushtojë më së shumti qytetarëve të vendit, shumë prej të cilëve mbetën edhe pa punë” shkruajnë nga ASH, duke rikujtuar se ngjarja e sotme në Sturgë është e dyta që po ndodh në vend, pasi një tubim tjetër fetar në manastir ortodoks ndodhi edhe gjatë festës së Pashkëve dhe si në rastin e parë, si në atë sot gjithçka u transmetua live.

“Ndonëse qeveria herën e parë arsyetoi tubimin me arsyen se bëhej fjalë vetëm për persona kishtar, sot ky arsyetim tingëllon absurd sepse të pranishëm ishin qytetarë që kishin ardhur thjeshtë për të dëgjuar liturgjinë. Kujtojmë se MPB reagoi shumë shpejt në Hasanbeg, madje personat e involvuar po ballafaqohen edhe me dënime derisa të tjerë pa asnjë pengesë po kryejnë obligimet fetare! Aleanca për Shqiptarët kërkon që të njëjtat standarde të aplikohen për të gjithë pa dallim! Qeveria nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta” shkruajnë nga Aleanca për Shqiptarët./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments