7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeLiturgjia fetare në Strugë, shkelen të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit

Liturgjia fetare në Strugë, shkelen të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit

Edhe përskaj masave Qeveritare për parandalim të virusit korona, ku ndalohet grupimi i qytetarëve si dhe obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse, sot në Strugë në mënyrë tradicionale u zhvillua liturgji fetare në të cilën u mblodhën qindra besimtarë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit Korona.

Bëhet fjalë për një ngjarje fetare gjatë së cilës shihet se si një pjesë e madhe e personave të pranishëm nuk kishin maska mbrojtëse ndërsa nuk mbanin as distancë me njëri tjetrin

Filipçe kërkon hetim për tubimin në Strugë, apelon të respektohet masat

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një publikim në Facebook shprehi zhgënjimin nga tubimi i besimtarëve që u mbajt sot pasdite në Strugë dhe kërkoi hetim si është lejuar të ndodh kjo.

Ai apelon që qytetarët të përmbahen nga tubimet e këtilla dhe të respektohen masat me qëllim të mbahet trendi pozitiv në ballafaqimin me virusin Kovid-19.

“Skenat që i shoh sot nga Struga janë jashtëzakonisht zhgënjyese për mua. Unë i interpretoj si mosrespektim të plotë ndaj punonjësve shëndetësor dhe të gjithë atyre që punojnë natë e ditë për të kapërcyer krizën. Që në fillim, vazhdimisht përsëris që pa mbështetjen e qytetarëve, punonjësit e shëndetësisë nuk mund të bëjnë asgjë. Asgjë. Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv, duhet të respektojmë masat pa përjashtim. Gjithashtu bëj thirrje të hetohet si është lejuar të zhvillohej një lloj i tillë i tubimit, i cili është rreptësishtë i ndaluar. U bëj thirrje qytetarëve që të përmbahen nga çdo tubim, në mënyrë që më në fund të fillojmë ta sjellim jetën në normalitet”, shkruan në Facebook ministri Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments